Nëntë vite më parë, Toptani hapi dyert për t’u kthyer në një nga destinacionet më të dashura të blerjeve dhe argëtimit në zemër të Tiranës. Gjatë këtyre viteve kemi ndarë me ju evente, surpriza, koleksione të reja dhe bashkëpunime të shumta, duke ndërtuar së bashku një komunitet që rritet çdo ditë. 9-vjetori ynë ishte një tjetër moment i veçantë në këtë histori të përbashkët.

Festimet nisën me një mbrëmje elegante dhe festive, të kuruar në çdo detaj. Atmosfera u mbush me muzikë live, ritëm dhe energji pozitive, duke krijuar një eksperiencë unike për të gjithë të pranishmit. Performancat nga The Ritual’s dhe Kamela Islamaj i dhanë mbrëmjes emocion dhe stil, ndërsa të ftuarit shijuan kokteje të përzgjedhura dhe surpriza speciale. Ishte një festë dedikuar klientëve, partnerëve dhe miqve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi 9-vjeçar.

Atmosfera festive vazhdoi edhe në ditën pasuese, këtë herë me fokus tek familjet dhe më të vegjlit. Hapësira u transformua në një botë plot ngjyra, muzikë dhe argëtim, ku fëmijët u bënë protagonistët e vërtetë të festës. Dance show, face painting dhe aktivitete të ndryshme krijuan një pasdite plot buzëqeshje dhe energji. Një element i veçantë i festimeve ishte edhe prania e KFC, që i shtoi edhe më shumë shije dhe energji atmosferës, duke e bërë përvojën edhe më të këndshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Në fund të fundit, 9 vite janë shumë më tepër sesa një përvjetor. Janë histori të vogla të përditshme, takime që kthehen në traditë dhe momente që ndahen me familjen dhe miqtë. Çdo event dhe çdo iniciativë është ndërtuar me të njëjtin qëllim: të krijojmë një hapësirë ku njerëzit ndihen mirë dhe duan të rikthehen.

Faleminderit që jeni pjesë e kësaj historie. Rrugëtimi vazhdon, me të njëjtin pasion dhe përkushtim për t’ju sjellë gjithmonë më shumë arsye për të festuar së bashku