Me ulje të mëdha dhe atmosferë që të mbërthen, Black Friday në Toptani është më shumë se shopping është një ditë për t’u kënaqur dhe për të përfituar maksimumin nga ofertat. Toptani e kthen këtë ditë në një eksperiencë të plotë shopping-u: ofertat, komoditeti dhe energjia festive bashkohen në një destinacion të vetëm.
1. Planifikoni listën tuaj të blerjeve
Për të përfituar maksimalisht nga Black Friday, niseni me një listë të thjeshtë: veshje të sezonit, parfume, aksesorë, lodra për fëmijët apo dhurata për festat që po afron. Kjo ju orienton më shpejt dhe ju ndihmon të gjeni saktësisht atë që kërkoni brenda qendrës.
2. Shfrytëzoni kategoritë më të forta
Tek Toptani, moda, beauty, sporti, lodrat dhe dhuratat e fundvitit janë gjithmonë ndër kategoritë me ofertat më të mira. Përzgjedhja e markave dhe produktet e sezonit ju lejojnë të bëni blerje të zgjuara, pa humbur kohë nëpër shumë destinacione të ndryshme.
3. Zgjidhni momentin e duhur për të vizituar qendrën
Nëse doni një eksperiencë sa më të qetë, zgjidhni oraret e hershme të ditës ose pasditen vonë. Hapësira e organizuar, shërbimi asistues dhe parkimi i strukturuar e bëjnë lëvizjen më të lehtë, edhe në ditën më të ngarkuar të vitit.
4. Black Friday si fillimi i festave
Me dekorimet e para të sezonit, muziken festive dhe energjinë e lartë të vizitorëve, Toptani e kthen Black Friday në pikënisjen e atmosferës së fundvitit. Është momenti ideal për të gjetur dhuratat e para, për të rifreskuar garderobën dhe për të bërë planifikimin e festave që vijnë.
Në Toptani, Black Friday është kombinimi perfekt i zbritjeve, komoditetit dhe ritmit të festave që po nisin.