A ke menduar ndonjëherë se si ndikon ambienti yt në mënyrën si ndihesh çdo ditë?

Një mobilje e zgjedhur me kujdes, një ndriçues që e bën dhomën më të ngrohtë, një karrige ku çlodhesh pas një dite të gjatë, shtëpia nuk është vetëm vendbanim. Është pasqyra e jetës që duam të jetojmë.

Këtë Maj, ndalo për një çast... dhe ktheji sytë nga shtëpia.

Toptani të fton në një udhëtim përtej gustos. Nga 1 deri më 21 Maj, 11 dyqane dedikuar shtëpisë të presin me qindra ide për ta kthyer çdo cep të hapësirës tënde në një vend ku jeta ndodh me stil dhe ngrohtësi.


ÇFARË DO TË GJESH?

Po kërkon mobilje që frymëzojnë?

Kalo në JYSK (Kati -1) për stilin nordik që i shkon çdo interieri. Apo provo Comodita për një rehatí që e ndjen me të vërtetë, falë dyshekëve që i përshtaten trupit tënd dhe stilit të jetesës.

Po kërkon zgjidhje praktike që nuk bëjnë kompromis me stilin?

Best For është vendi ku detajet tërheqin vëmendje: nga setet e tryezës, aksesorët dekorativë, te dhuratat me shije dhe organizuesit që e bëjnë çdo hapësirë më të pastër dhe më të lehtë për t’u jetuar. Perfekt për ata që kërkojnë stil të veçantë.

Globe sjell teknologji që përmirëson jetën e përditshme në shtëpi; pajisje elektroshtëpiake, ndriçim inteligjent, zgjidhje për kuzhinën dhe ambientet ndihmëse. Praktike, funksionale dhe gjithmonë në hap me kohën.

A është koha për një “refresh”?

Zepter sjell zgjidhje të rafinuara për kuzhinën: tenxhere, pjata dhe thika me dizajn të sofistikuar dhe cilësi të lartë.
Për ata që e çmojnë gjumin dhe qetësinë, Biote ofron dyshekë që kombinojnë ergonominë me ndjesinë e rehatisë absolute.

Dëshiron të ndryshosh atmosferën me detaje?

Elegance Home sjell aksesorë dekorativë që i japin karakter çdo hapësire, nga vazo elegante te ndriçues që krijojnë ngrohtësi. Egjeu ofron tekstile cilësore për ambientet e brendshme, me stil të pastër dhe ndjesi hotelerie. Dage për perde që ndryshojnë krejtësisht pamjen dhe dritën e dhomës. Sepse ndonjëherë mjafton vetëm një element i ri për një atmosferë krejt tjetër.


PYET VETEN...

  • A ndihesh mirë kur hyn në shtëpi?
  • Kur ishte hera e fundit që rregullove një këend vetëm për veten?
  • A mund të bësh më shumë me atë që ke, apo ndoshta... ke nevojë për një fillim të vogël të ri?

KËSHILLË E SHPEJTË:

Nis me një kënd.
Jo gjithmonë është e nevojshme të ndryshosh gjithçka për të ndier ndryshim. Mjafton një hapësirë e vogël që të frymëzon çdo ditë.

Zgjidh një qoshe që ke lënë pas dore, një dritare që merr dritë të butë në mëngjes, një cep i qetë ku mund të vendosësh një karrige të rehatshme, apo tavolina që pret të bëhet vendi yt i preferuar për ide dhe reflektim.

Krijo aty një këndi leximi me një llambë që të ngroh pamjen, një kënd mëngjesi, apo një kënd pune që të nxit të bësh më të mirën e ditës. Mjaftojnë pak elementë të zgjedhur me kujdes që një hapësirë neutrale të kthehet në një përvojë të përditshme.

Pastaj... le të të udhëheqë ndjesia.
Do shohësh se si nga një cep, fillon të shohësh ndryshe të gjithë shtëpinë.


DUA TË JETOJ BUKUR – POR SI?

Ja një itinerar i shkurtër për t’u frymëzuar në Toptani këtë maj:


NUK ËSHTË THJESHT BLERJE – ËSHTË KUJDES NDAJ VETES

Të jetosh bukur nuk do të thotë të shpenzosh më shumë. Do të thotë të zgjedhësh me vëmendje. Të krijosh atmosferë. Të ndihesh rehat në jetën tënde.

Të kujdesesh për shtëpinë, është të kujdesesh për veten.


Sfidë e vogël për ty:

Gjej një cep në shtëpi që e ke lënë pas dore. Mund të jetë një raft bosh, një qoshe që thjesht kalon pranë pa e vënë re, apo një kënd që dikur kishte një funksion por tani ka humbur kuptimin.

Riktheje. Jepi frymë sërish.
Vendos një llambë që krijon dritë të butë në mbrëmje. Shto një ndenjëse të rehatshme, një jastëk që fton pushim, apo një vazo me gjelbërim që sjell jetë. Mbush hapësirën me diçka që të përfaqëson – një libër, një qiri, një detaj që flet me stilin tënd.

Lëre këtë cep të bëhet një pjesë e re e ditës tënde.

Merr frymëzim nga Toptani.
Bëje me stil. Bëje me dashuri. Bëje për veten.