Event | Data: 15 Shkurt

Dashuria ka aromën e saj.

Më 15 Shkurt, në orën 11:30, në Katin e 4-t, Toptani ju fton në Aroma e Dashurisë, një workshop unik ku pjesëmarrësit do të eksplorojnë botën e parfumeve përmes eksperiencave sensoriale dhe aktiviteteve interaktive.

Gjatë këtij eventi, do të keni mundësinë të testoni intuitën tuaj në identifikimin e aromave, të mësoni më shumë rreth notave aromatike dhe sekreteve të parfumerisë, si edhe të zbuloni të vërtetat dhe mitet rreth parfumit. Eksperienca do të shoqërohet me elemente argëtimi dhe surpriza speciale për pjesëmarrësit.

Një përvojë ndryshe për këdo që dëshiron të zbulojë stilin e tij përmes aromës dhe të përjetojë një moment të veçantë gjatë fundjavës së dashurisë.

Për t’u bërë pjesë, ndiqni udhëzimet në postimin përkatës në Instagram.

Vendndodhja: Kati 4, Toptani
Ora: 11:30

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp