Arteg: Një Histori e Suksesit të Ndërtuar me Dashuri, në Toptani

Kontakt

  • support@arteg.al
  • +355 69 20 27 579

Që nga një dyqan i vogël në Vlorë në vitin 2001, Arteg është rritur në një kompani të madhe dhe të dashur, e njohur për produktet cilësore për shtëpinë dhe kuzhinën. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një gamë të gjerë artikujsh që plotësojnë nevojat e çdo familjeje, duke ruajtur traditën e kuzhinës shqiptare dhe duke sjellë inovacion në çdo shtëpi.

Zbuloni botën e Arteg në Toptani!

12.000+

Produkte të shtëpisë dhe kuzhinës prej markave më të dashura në këtë sektor.

#1

Dyqani më i vizituar në Shqipëri, Arteg është vendi ku mund të veshësh bukur një shtëpi. 

B2B

Partner serioz bashkëpunimi
me biznesin tuaj.

HoReCa

Përtej shtëpisë sigurisht që shefi i kuzhinës tuaj do të mbetet i kënaqur.

Dyqani: Arteg

Kati: 5

Ne përpiqemi të jemi origjinal dhe të kujdesshëm në përzgjedhjen e produkteve duke mos u fokusuar tek çmimi, por tek vlera e tyre me qëllimin për të ofruar cilësinë më të mirë për klientët tanë. Këto produkte janë të suksesshme jo vetëm në dyqanet tona, por edhe në çdo shtëpi duke ruajtur traditën e kuzhinës shqiptare. Në qendër të asaj që ne bëjmë janë njerëzit që përdorin produktet tona në jetën e tyre, kjo është ajo që na frymëzon të ecim përpara për t’ju përgjigjur kërkesave të klientëve në përmirësimin e jetës.

Duke përqafuar risitë në teknologji si dhe duke zbatuar strategjitë e angazhimit ndaj klientëve, ne kemi përmirësuar dukshëm qasjen tonë më të mirë në kategorinë e shitjes me pakicë për artikujt e kuzhinës dhe shtëpisë. Jemi përkushtuar për të sjellë më të mirën së bashku me njerëzit që kërkojnë të ndryshojnë jetën e përditshme për të shkuar më tej me ide të reja, partnerë të rinj dhe produkte që do të kenë sukses dhe ju bëjnë të dashuroni artin e gatimit.

Sot, ARTEG është një prej kompanive kryesore që operojnë në sektorin e produkteve të shtëpisë dhe të kuzhinës në Shqipëri, me disa nga markat më të dashura dhe më të njohura në këtë sektor.

ARTEG.AL ka transformuar kompaninë tonë, duke sfiduar modelet tradicionale të shitjes me pakicë dhe duke formësuar të ardhmen e marrëdhënies që ne do të kemi me ju. Komoditeti, zgjedhjet e pafundme dhe përvojat e personalizuara të ofruara nga e-commerce kanë tërhequr klientët, duke çuar në një ndryshim të rëndësishëm në mënyrat e blerjes. Ndërsa ARTEG.AL vazhdon të ndryshojë dhe riformësojë kompaninë ARTEG, klientët mund të presin përvoja më të personalizuara, pa probleme dhe plotësisht pozitive.

Shumë rreth ARTEG ka ndryshuar, por dëshira për të qenë në çdo shtëpi me produktet e veta ka mbetur e njëjtë që nga dita e parë ende edhe sot, ku një gjë është e garantuar – ka pak nga ne në çdo shtëpi.