MINË: Një ftesë për të ndriçuar si një yll. 

Kontakt

  • info@mineyourbeauty.com
  • mineyourbeauty.com
  • @mineyourbeauty

MINË është më shumë se një linjë kozmetike — është një ftesë për të marrë skenën e jetës suaj dhe për të ndriçuar si një yll. Brand-i promovon individualitetin, krijimtarinë dhe shprehjen autentike, duke shpalosur versionin tuaj më të fuqishëm.

Produktet e MINË janë formuluar dhe prodhuar në Itali, duke kombinuar standardet më të larta të cilësisë me pigmentim të pasur dhe tekstura të lëmuara që lehtësojnë aplikimin dhe rezultatin profesional.

Çfarë do të gjeni tek Mine?

Gjithçka që duhet për buzët tuaja: Legacy është lipstick-u matte që i jep buzëve hidratim dhe zgjat gjatë në kohë. ICON është lipglossi me formulë luksoze dhe efekt plumping,për një shkëlqim sensual pa ndjesi ngjitëse.
LIMELIGHT është lipglossi që sjell dritën e skenës direkt në buzët tuaja.
Lapsat e buzëve vijnë si element elegant për të plotësuar elegancën tuaj me 7 nuanca të ndryshme.

Gjithçka që duhet për sytë: Mascara Minëyes është best seller i Minë dhe ka një teksturë të butë, me efekt zgjatues dhe super të zi. Produkti nuk krijon ngjitje dhe kokrriza.
Paleta e syve MERANSY bashkon elegancën klasike me glamurin modern. Një përzgjedhje nuancash të sofistikuara, të dizajnuara për të krijuar look-e të shumëllojshme — nga natyrale dhe të buta, deri te dramatike dhe intensive.

Gjithcka që ju duhet për faqet: Paleta Idol sjell perfeksionin e skenës në rutinën tënde të përditshme të bukurisë. Me tekstura të buta dhe pigmente të pasura, IDOL ofron aplikim të lehtë dhe rezultat të njëtrajtshëm që zgjat.


Pse të zgjidhni Minë?

MINË është më shumë se kozmetikë — është një filozofi bukurie që fuqizon vetëbesimin dhe individualitetin.

MINË nuk ndjek trende kalimtare — krijon produkte që qëndrojnë, për gratë dhe vajzat që dinë çfarë duan.

Dyqani: MINË

Kati: 0