Politika e Privatësisë për Toptani

Përkufizimet

Shërbimi nënkupton faqen e internetit të “Toptani Shopping Centre” dhe të gjitha shërbimet që “Toptani Shopping Centre” ofron.

Të dhënat e përdorimit: janë të dhënat që mblidhen automatikisht, të gjeneruara nga përdorimi i Shërbimit ose nga infrastruktura e vetë Shërbimit (për shembull, koha e vizitës në një faqe).

Të dhënat personale nënkuptojnë të dhënat për një individ të gjallë që mund të identifikohet nga ato të dhëna (ose nga ato dhe informacione të tjera që janë në zotërimin tonë ose që mund të zotërohen nga ne).

Të dhënat e përdorimit: janë të dhënat që mblidhen automatikisht, të gjeneruara nga përdorimi i Shërbimit ose nga infrastruktura e vetë Shërbimit (për shembull, koha e vizitës në një faqe).

Cookies janë skedarë të vegjël të ruajtur në pajisjen tuaj (kompjuter ose pajisje mobile).

Kontrollori i të dhënave është një person fizik ose juridik që (vetëm ose bashkërisht me persona të tjerë) përcakton qëllimet dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave personale. Për qëllimin e kësaj Politike Privatësie, ne jemi kontrollori i të dhënave tuaja.

Përpunuesit e të dhënave (ose ofrues shërbimi) janë çdo person fizik ose juridik që përpunon të dhënat në emër të Kontrollorit të të Dhënave. Ne mund të përdorim shërbimet e ofruesve të ndyshëm të shërbimeve për të përpunuar të dhënat tuaja më saktësisht.

Subjekti i të dhënave është çdo individ i cili është subjekti i të dhënave personale.

Përdoruesi është individi që përdor Shërbimin tonë. Përdoruesi korrespondon me Subjektin e të Dhënave, i cili është edhe subjekti i të dhënave personale.

Politika jonë e Privatësisë përcakton vizitën tuaj në faqen e “Toptani Shopping Centre”, dhe shpjegon se si mbledhim, çfarë mbledhim, ruajmë dhe marrim informacion që rezulton nga përdorimi i Shërbimit tonë.

Ne i përdorim të dhënat tuaja për të ofruar e për të përmirësuar Shërbimin. Duke përdorur këtë Shërbim, ju bini dakord me mbledhjen dhe përdorimin e informacionit sipas kesaj politike dhe nenit 28 të ligjit 9887, datë: 10.03.2008.

Mbledhja e Të Dhënave Personale

Faqja jonë “Toptani Shopping Centre” mund të mbledhë informacione personale nga vizitorët nëpërmjet formave të kontaktit, përmes përdorimit të “cookies”, ose nëpërmjet abonimeve në lajme letrarë dhe ndonjë shërbimi tjetër që ofrojmë.

Llojet e Të Dhënave të Mbledhura

Të dhënat personale që mund të kërkojmë dhe mbledhim përfshijnë, por nuk kufizohen në Identifikues dhe kategori te tjera informacioni personal sic jane percaktuar ne Ligjin 9887, datë : 10.03.2008, “për mbrojtjen e të dhënave personale”:

· Emrin dhe mbiemrin

· Adresën email

· Informacione të kontaktit

· Informacione demografike si mosha, gjinia, vendndodhja, interesa, etj.

· Të dhëna të tjera të lira nga vizitorët nëpërmjet formave të faqes sonë.

· Historiku I shfletuesit te internetit dhe historiku I kerkimit brenda aplikacionit ne: informacion mbi bashkeveprimin e nje konsumatori me faqen dhe reklamat, Cookies dhe Perdorimin e te Dhenave te internetit.

Përdorimi i Informacionit Personal

Ne mund të përdorim ose të zbulojmë informacionin personal që mbledhim për qëllimet e biznesit të mëposhtme:

- Për të përmbushur qëllimin e arsyes se pse e dhatë informacionin.
- Për t’ju dhënë informacionin, produktet ose shërbimet që kërkoni nga ne.
- Për të diktuar Gabime ne Siguri.
- Për t’i përgjigjur agjencive të zbatimit të ligjit për kërkesa të bëra me ligj, me urdhër gjykate, ose sipas rregullimeve ligjore.
- Për mirëmbajtjen e shërbimeve tona
- Për të njoftuar shërbimet tona
- Për të mbledhur informacion të vlefshëm për analizë, që të përmirësojmë shërbimet tona.
- Për të monitoruar përdorimin e shërbimeve.
- Për çdo qëllim tjetër me miratimin tuaj.

Ndarja e informacionit personal me palë të treta:

Ne zbulojmë/ndajmë informacionin tuaj personal të dhënë për qëllime biznesi me palë të treta si më poshtë:

- Furnizuesit e Shërbimeve
- Grumbulluesit e të dhënave
- Palë të treta me të cilat ju ose perfaqesuesit tuaj na autorizoni të japim të dhënat tuaja personale në lidhje me produktet ose shërbimet që ju ofrojmë
- Dhënie informacioni ndaj palëve të treta për dërgimin e dhuratave per efekt marketingu të ofruara nga furnizuesit e shërbimit apo palë të treta, në lidhje me shërbimet e produktit.

Qasje ndaj Informacionet dhe të Drejtat e Kalimit të të Dhënave:

Keni të drejtë të kërkoni që t’ju japim informacion të caktuar rreth mënyrës se si mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj. Pasi marrim kërkesën tuaj prej konsumatori, pasi e verifikojmë dhe e konfirmojmë, ne do t’ju japim informacion për:

- Kategoritë e informacionit personal që kemi mbledhur rreth jush.

- Kategoritë e burimeve të informacionit personal që kemi mbledhur rreth jush.

- Qëllimin tonë për arsye tregtie dhe biznesi për mbledhjen dhe shitjen e informacionit personal.

- Kategoritë e palëve të treta me të cilat ndajmë informacionin personal.

- Pjesët specifike të informacionit që mbldhim rreth jush (të quajtura gjithashtu kërkesë për kalim të dhënash).

Të drejtat për kërkesën e fshirjes së të dhënave

Ju keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë/korigjojmë të dhënat tuaja që kemi marrë nga ju dhe i kemi ruajtur, subjekt i disa përjashtimeve. Pasi të marrim, të verifikojmë dhe të konfirmojmë kërkesën tuaj, do të fshijmë (dhe do t’i udhëzojmë ofruesit tanë të shërbimeve që të fshiijnë) të dhënat tuaja personale nga regjistrat, përveç përjashtimeve që zbatohen në përputhje me nenin 13 të ligjit 9887, të datës 10.03.2008, “për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe mund t’ju mohojmë kërkesën për fshirje nëse mbajtja e informacionit është e nevojshme për ne ose për ofruesit tanë të shërbimit, në raste kur:

- Duhet përmbushur transaksioni për të cilin kemi marrë informacion personal, për të ofruar një produkt ose shërbim që keni kërkuar, për të marrë masa të arsyeshme, siç priten benda konteksit të marrëdhënies së biznesit që kemi me ju, ose për të zbatuar kontratën tonë me ju.

- Për të diktuar indicie të sigurisë, për të krijuar mbrojtje kundër veprimtarive dashakeqe, mashtruese, grabitëse, ose veprimtari të tjera të paligjshme ose për të përndjekur ligjërisht ata që janë përgjegjës për këto veprimtari.

- Për të analizuar produktet që të identifikohen dhe riparohen gabime që pengojnë funksionalitetin ekzistues apo atë të synuar.
Për të ushtruar të drejtën e fjalës, për të garantuar të drejtën e një konsumatori tjetër për të ushtruar të drejtën e fjalës së lirë, apo për të ushtruar një tjetër të drejtë që garantohet nga ligji.

- Në përmbushuje të Ligjit 9887, data 10.03.2008, për mbrojtjen e të dhënave personale.

- Për të mundësuar vetëm përdorime të brendshme që përputhen në mënyrë të arsyeshme me pritshmëritë e konsumatorit, bazuar në marrëdhënien tuaj me ne.

- Për të respektuar një detyrim ligjor.

- Për përdorime të tjera të brendshme dhe të ligjshme të atij informacioni që janë të përputhshme me kontekstin në të cilin e keni ofruar.

Ushtrimi i të drejtave për Akses, Kalim të Dhënash dhe Fshirje

Në mënyrë që të ushtroni të drejtat për akses, kalim të dhënash dhe fshirje të të dhënave, siç përshkruhet më sipër, ju lutem dërgoni një kërkesë të verifikueshme konsumatori duke përdorur një nga opsionet e mëposhtme:

- Na shkruani në e-mail te info@toptani.com.al
Na telefononi te + 355 4 4540999

- Vetëm ju ose personat e autorizuar prej jush mund të veprojnë në emrin tuaj ose të bëjnë kërkesa për Informacionin tuaj Personal. Do të përdorim metoda të arsyeshme për të verifikuar kërkesat, si për shembull krahasimi i adresave postare që ndodhen tek të dhënat që na janë ofruar nga ju.

- Mund të bëni vetëm kërkesa të verifikueshme konsumatori për të marrë të dhënat apo për kalim të dhënash. Kërkesa e verifikueshme e konsumatorit duhet të:

- Ofrojë informacion të mjaftueshëm që na lejon të verifikojmë në mënyrë të arsyeshme që ju jeni realisht personi për të cilin kemi mbledhur Informacion Personal, ose një përfaqësues i autorizuar.

- Përshkruani kërkesën me të dhëna të mjaftueshme që na lejon të kuptojmë, të vlerësojmë e të përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme.

- Ne nuk mund t’i përgjigjemi kërkesës suaj për t’ju dhënë Informacion Personal nëse nuk verifikojmë dot identitetin apo autoritetin që keni për të bërë kërkesën, dhe për të konfirmuar Informacionin Personal që ka lidhje me ju. Kryerja e kërkesave të verifikueshme të konsumatorit nuk kërkon që të krijoni medoemos një llogari me ne. Do të përdorim vetëm Informacionin personal që është dhënë nëpërmjet një kërkese të verifikueshme konsumatori, për të identifikuar identitetin e kërkuesit apo autoritetin e tij për ta bërë një kërkesë të tillë.

Rregullimet dhe Ndryshimet

Ne rezervojmë të drejtën për ta ndryshuar këtë njoftim privatësie sipas konsideratës tonë dhe në çdo kohë. Kur ta bëjmë, do të postojmë një njoftim në faqen tonë me Njoftimin e përditësuar, si dhe se kur është bërë “Përditësimi i Fundit”.

Nëse keni pyetje ose kërkesa lidhur me politikën tonë të privatësisë, ju lutemi na kontaktoni në adresën [adresa email ose formular kontakti].

Faleminderit për besimin tuaj dhe për përdorimin e faqes sonë “Toptani”.