
Fragrance Heaven - Një destinacion ekskluziv për dashamirësit e parfumeve të rrallë dhe autentikë. Në parfumerinë tonë do të gjeni vetëm brende niche, të përzgjedhura me kujdes për cilësinë, origjinalitetin dhe artin që përçojnë.
Çdo aromë është një përvojë unike, një histori në shishe, larg masës dhe komercializmit. Ne nuk shesim thjesht parfume – ne ofrojmë emocione, kujtime dhe identitet përmes aromës.
Kontakt
- +355 69 208 6929
Parfumeria jonë është një destinacion i dedikuar për artin e aromave të rralla. Ne ofrojmë vetëm brende niche, të përzgjedhura me kujdes për të sjellë eksperienca unike, emocione autentike dhe luks të vërtetë olfaktiv. Çdo parfum është një histori më vete – një udhëtim përmes kujtimeve, ndjesive dhe pasioneve.
Brendet që gjeni tek ne:
• Francesca Bianchi – aromat intime, të thella dhe provokuese që prekin emocionin dhe sensualitetin.
• Lorenzo Pazzaglia – gourmand të fuqishëm, të pazakontë dhe me projeksion të jashtëzakonshëm.
• Sora Dora – ekstravagancë kreative me përbërës të papritur dhe karakter të fortë.
• Pernoire – elegancë moderne që ndërthur minimalizmin me kompleksitet të rafinuar.
• Indult – klasikë franceze të rilindura me një ndjesi luksi dhe nostalgjie.
• Maison Mataha – e njohur për “Escapade Gourmande”, një ikonë e re në botën e parfumeve të ëmbla dhe sensuale.
• Maison Rebatchi – poezi në formë arome, e frymëzuar nga Parisi dhe bota artistike.
• Plume Impression – ndjeshmëri dhe imagjinatë, me përzierje që rrëfejnë histori personale.
• Miller Harris – një aromë londineze, e sofistikuar, boheme dhe gjithmonë në stil.
• Giardini di Toscana – ëmbëlsira italiane përmes parfumeve, me thekse të ngrohta, romantike dhe të parezistueshme.