Comodita: Më Shumë se Produkte, Një Mënyrë Jetese
Kontakt
- comodita.toptan@comodita-home.al
- 0682040591
Në Comodita, ne besojmë se shtëpia është zemra e jetës suaj. Prandaj, ne krijojmë produkte që jo vetëm duken bukur, por edhe ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj të përditshme. Qoftë duke fjetur më mirë, duke gatuar ushqime të shëndetshme apo duke krijuar një ambient relaksues, produktet tona janë të dizajnuara për t'ju sjellë më shumë rehati dhe lumturi.
Zbuloni botën e Comodita në Toptani !
Brenda dyqaneve të Comodita Home, do të ekspozoheni nga një shumëllojshmëri e jashtëzakonshme e produkteve shtëpiake, të renditura në 7 kategori:
Kategoria e dyshekëve, tekstilit, kuzhinës, kategoria për fëmijë, kategoria e aksesorëve, ajo e udhëtimit Regent dhe kategoria e kopshtit. Kur blini në dyqanet e Comodita, ju bëni zgjedhje të lehta, për produkte që janë jetë-gjatë, ekonomike dhe shumë cilësore. Nëse po kërkoni të modeloni dhomën tuaj të gjumit, kuzhinën, dhomën e ngrënies,
dhomën e ndenjes, dhomën e fëmijëve, planifikoni të udhëtoni ose dëshironi të dizajnoni kopshtin tuaj të rehatshëm, atëherë jeni në vendin e duhur.
Për t’u afruar ende më shumë me klientët, Comodita ka zhvilluar kanale të shitjeve online të cilat e bëjnë shumë më të lehtë marrëdhënien klient-kompani. Ju mund të blini, të informoheni dhe të rezervoni një takim me agjentët tanë përmes disa mënyrave të ndryshme.
Nëse jeni person që të pëlqen të komunikosh përmes telefonit, mund të flisni me qendrën e thirrjeve dhe shërbimet hyrëse (Inbound). Nëse dëshironi të shfletoni dhe doni të keni një vizion më të qartë se si duken produktet tona, mund të vizitoni webfaqen tonë dhe të bleni çdo gjë që u duhet. Nëse zotëroni një biznes në gastronomi, duhet të takoni agjentët tanë Horeca dhe të njoftoheni me ofertat e tyre ekskluzive. Ju mund të shkruani në rrjetet sociale zyrtare dhe të informoheni e bleni të produktet më shpejtësi. Poashtu, për adhuruesit e TV-së, Comodita ofron edhe emisionin e përditshëm të shitjes Comodita TV SHOP.
Qëllimi dhe vizioni thelbësor i Comodita nuk është përfunduar ende! Duke shfrytëzuar të gjitha përpjekjet, angazhimin dhe pasionin për punën, vizioni i Comodita është të zgjerohet në më shumë vende të rajonit dhe së shpejti të bëhet një markë globale.