Event: Data 10–16 Maj

Toptani ju fton të përjetoni artin ndryshe, jo në galeri apo studio të mbyllura, por në zemër të qytetit. Nga data 10 deri më 16 Maj, kati -1 shndërrohet në një hapësirë krijimi, ku artistë të fushave të ndryshme do të punojnë përpara jush.

Ky është një event unik dedikuar botës së artit, ku çdo vizitor mund të shohë procesin krijues nga afër dhe të frymëzohet nga magjia që lind nga duart e mjeshtrave.

Çfarë do të përjetoni gjatë këtij eventi?


Atelier i hapur: Artistë nga fusha të ndryshme: pikturë, skulpturë dhe qeramikë, do të krijojnë vepra unike në kohë reale.
Interaksion me artistët: Vizitorët mund të bisedojnë me krijuesit, të mësojnë për teknikat dhe procesin pas çdo vepre arti.
Ekspozim dhe çmime: Në fund të eventit, do të vlerësohen krijimet më të spikatura me çmime simbolike, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të votojë për veprën e preferuar.

Për kë është ky event?


I hapur për të gjithë: dashamirësit e artit, familjet, të rinjtë dhe kushdo që dëshiron të shohë krijimin artistik nga një këndvështrim ndryshe. Një eksperiencë kulturore që afron artin me publikun dhe nxit frymëzim.

Pse duhet të vini në Toptani nga 10 deri më 16 Maj?


Sepse arti është më i bukur kur e sheh të lindë. Toptani sjell një tjetër dimension të kulturës urbane duke ju dhuruar një javë me ngjyra, krijimtari dhe emocion.

Ejani çdo ditë nga 10 deri më 16 Maj, në Katin -1 të Toptanit, dhe bëhuni pjesë e magjisë që merr formë përpara syve tuaj!

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp