Eventi | Data 9 Korrik
Workshop: Pikturim Guaskash
Toptani sjell një tjetër eksperiencë krijuese për të gjithë të apasionuarit pas artit!
Më 9 Korrik, ora 18:00, në Katin -1, do të zhvillohet workshop-i “Pikturim Guaskash”, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shprehin kreativitetin e tyre duke dekoruar guaska me ngjyra të verës dhe motive detare.
Ky aktivitet është i limituar për 30 persona. Regjistrimi bëhet përmes një sfide të vogël: përgjigjuni saktë trivias sonë në Instagram dhe bëhuni pjesë e workshop-it!
Eventi | Data 16 Korrik
Workshop: Pikturim Erashkash
Freskia e verës vjen në formën më artistike!
Më 16 Korrik, ora 18:00, në Katin -1 të Toptanit, do të zhvillohet workshop-i “Pikturim Erashkash”. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë dhe personalizojnë erashka me motive artistike dhe elemente vere.
Workshop-i do të mirëpresë 20 persona, dhe për të marrë pjesë, ndiqni trivian tonë në Instagram.
Eventi | Data 23 Korrik
Workshop: Pikturim Mini-Pasqyrash
Krijimtaria nuk ndalet në Toptani!
Më 23 Korrik, ora 18:00, në Katin -1, zhvillohet workshop-i “Pikturim Mini-Pasqyrash”, ku pjesëmarrësit do të personalizojnë pasqyra të vogla me stilin e tyre unik.
Ky aktivitet do të mirëpresë deri në 30 pjesëmarrës dhe është ideal për të shprehur veten në një mënyrë ndryshe dhe kreative.
Pse të vish në Toptani këtë korrik?
Toptani nuk është vetëm një qendër tregtare, është një hapësirë ku arti, krijimtaria dhe eksperiencat e reja marrin jetë. Çdo të mërkurë të muajit Korrik, në Katin -1, ju presin aktivitete verore për të gjitha moshat.
Na gjeni në Katin -1
⏰ Ora 18:00
Çdo të mërkurë
Për më shumë informacion dhe regjistrime:
www.toptani.com.al
Ndiqni rrjetet tona sociale për detaje