Këtë fundjavë, Toptani sjell dy eksperienca speciale për të vegjlit dhe të gjithë familjen. Nga një workshop kreativ ku fëmijët krijojnë superheroin e tyre, tek një shfaqje teatrale plot humor dhe mister, ju presin momente argëtimi dhe emocione në zemër të qytetit.
Event | Data: 31 Maj
Krijo Superheroin Tënd
Një aktivitet plot kreativitet dhe imagjinatë ku fëmijët do të krijojnë maskat dhe pelerinën e tyre superheroike.
Më 31 Maj, në orën 11:30, në Katin e 3-të, të vegjlit do të bëhen pjesë e një workshop-i interaktiv, i cili do të vazhdojë më pas me animatorë, muzikë dhe maskota për të gjithë.
Pjesëmarrja realizohet për 25 komentet e para që shkruajnë #SuperheroiJeTi dhe konfirmojnë pjesëmarrjen në postimin përkatës në rrjetet sociale.
Vendndodhja: Kati 3, Toptani
Ora: 11:30
Event | Data: 1 Qershor
The Addams Family
Përgatituni për një mbrëmje plot mister, humor dhe atmosferën unike të familjes Addams.
Më 1 Qershor, në orën 18:30, në Katin e 3-të, ju ftojmë të ndiqni adaptimin teatral të “The Addams Family”, një shfaqje argëtuese për të gjithë familjen, me një mesazh të bukur mbi dashurinë familjare dhe pranimin e ndryshimeve.
Një eksperiencë ndryshe që sjell personazhet ikonike të familjes Addams në një atmosferë unike dhe plot emocion.
Vendndodhja: Kati 3, Toptani
Ora: 18:30
Pse të vizitoni Toptani këtë fundjavë?
Sepse Toptani është më shumë se një qendër tregtare – është një vend ku argëtimi, kreativiteti dhe momentet me familjen kthehen në kujtime.
Këtë fundjavë, ejani për shopping, evente dhe eksperienca të veçanta për të gjithë familjen.