Eventi | Data 30 Maj
Shfaqje Teatrale “Shokë për Kokë” në Toptani
Toptani sjell një tjetër eksperiencë të paharrueshme për fëmijët dhe familjet! Më 30 Maj, ora 18:30, në Katin -1, do të zhvillohet shfaqja teatrale “Shokë për Kokë”, një histori plot emocion dhe miqësi që do të prekë zemrat e të gjithë të pranishmëve.
Kjo shfaqje është ideale për të vegjlit që duan të përjetojnë aventura përmes teatrit dhe për familjet që duan të kalojnë një pasdite ndryshe, të mbushur me argëtim.
Eventi | Data 31 Maj
Neverland në Toptani: Magji, Lojëra dhe Aventurë për Fëmijët
Më 31 Maj, nga ora 11:30 deri në 13:30, Toptani shndërrohet në Neverland, një kënd fantastik ku fëmijët mund të eksplorojnë kreativitetin dhe të argëtohen pa fund. Aktivitetet përfshijnë:
● Pikturim në telajo
● Punim me argjilë
● Dig for Treasure
● Walk the Plank
● Sack Race
Një ditë plot ngjyra, lojëra dhe krijimtari që do të mbetet gjatë në kujtesën e më të vegjëlve!
Eventi | Data 1 Qershor
1 Qershori në Toptani: Festa Fillon në Neverland!
Për të festuar 1 Qershorin, Toptani ka përgatitur një program për të gjithë fëmijët, nga ora 11:30 – 13:30 në ambientet e Neverland:
● Face Painting & Tattoo Parlor
● Animatorë
● Paint Your Sword
● Captain Hook’s Ring Toss
● Feed Tic Toc Crocodile
● Treasure Hunt
● Balloon Twisting
Toptani rikrijonnjë botë magjike për të sjellë buzëqeshje, lojëra dhe momente të paharrueshme për të vegjlit, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë për të gjithë familjen.
Pse të vini në Toptani?
Toptani nuk është vetëm një qendër tregtare, është një vend ku fëmijët mund të ëndërrojnë, të krijojnë dhe të argëtohen. Me aktivitete si Neverland, shfaqje teatrale, lojëra interaktive dhe shumë surpriza të tjera, Toptani është destinacioni ideal për fundjavat dhe jo vetëm.
Nga pikturimi në telajo, duart me argjilë dhe lojërat e aventurës, deri te takimet me personazhe të dashur, facepainting, gjuetia për thesare dhe Balloon Twisting, çdo moment është krijuar për të sjellë gëzim dhe emocione te fëmijët.
Ejani në Toptani dhe bëhuni pjesë e aventurës në Neverland!
Një botë magjike ju pret më 30 Maj, 31 Maj dhe 1 Qershor me aktivitete që do të mbeten gjatë në kujtesën e të vegjëlve.
Na gjeni në Katin -1
Ora 11:30 – 13:30 (për aktivitetet Neverland)
Shfaqje teatrale më 30 Maj, ora 18:30
Për më shumë informacion, ndiqni www.toptani.com.al dhe rrjetet tona sociale.