Këtë Shkurt, Toptani kthehet në destinacionin e emocioneve, kreativitetit dhe momenteve që ndahen me njerëzit më të dashur. Nga aktivitete për fëmijë, tek eksperienca për çifte dhe workshop-e unike, Fundjava e Dashurisë sjell tre evente speciale që do ta bëjnë festën edhe më të veçantë.
Event | Data: 14 Shkurt
Kids Love Corner
Një kënd plot ngjyra, fantazi dhe shumë dashuri!
Më 14 Shkurt, nga ora 18:00 – 20:00, në Katin e 4-t, të vegjlit do të kenë mundësinë të krijojnë kartolina të personalizuara për njerëzit e tyre më të dashur.
Aktiviteti është i hapur për 20 pjesëmarrësit e parë që komentojnë me #KidsLove në postimin përkatës në rrjetet sociale.
Vendndodhja: Kati 4, Toptani
Ora: 18:00 – 20:00
Event | Data: 14 Shkurt
Love on Canvas
Nuk ka rëndësi sa mirë pikturoni – rëndësi ka momenti që krijoni bashkë.
Në orën 11:30, në Katin e 4-t, çiftet ftohen të bëhen pjesë e një eksperience kreative dhe romantike, ku do të pikturojnë së bashku dhe do të krijojnë një kujtim unik për Shën Valentin.
Pjesëmarrja sigurohet për 10 çiftet e para që ndjekin udhëzimet dhe bëjnë tag një mik në postimin përkatës në social media.
Vendndodhja: Kati 4, Toptani
Ora: 11:30
Event | Data: 15 Shkurt
Aroma e Dashurisë
Dashuria ka aromën e saj.
Më 15 Shkurt, në orën 11:30, në Katin e 4-t, ju ftojmë të përjetoni Aromën e Dashurisë në një workshop unik parfumesh.
Pjesëmarrësit do të zbulojnë botën e aromave përmes eksperiencave interaktive dhe argëtuese: do të testojnë intuitën e tyre në identifikimin e notave aromatike, do të mësojnë më shumë rreth sekreteve dhe miteve të parfumerisë dhe do të marrin pjesë në aktivitete surprizë me dhurata speciale.
Pjesëmarrja realizohet përmes aktivizimit në rrjetet sociale, sipas udhëzimeve në postimin përkatës.
Vendndodhja: Kati 4, Toptani
Ora: 11:30
Pse të vizitoni Toptani këtë fundjavë?
Sepse Toptani është më shumë se një qendër tregtare – është një vend ku përjetimet kthehen në kujtime.
Këtë fundjavë, ejani për shopping, evente dhe momente të bukura me familjen, miqtë apo personin tuaj të zemrës.
Për më shumë informacion:
www.toptani.com.al
Na ndiqni në rrjetet sociale për përditësimet e fundit.