Këtë herë nuk po ju ftojmë vetëm të na vizitoni… po ju ftojmë të krijoni.

24 Korrik, në orën 18:00, në Katin -1Toptani, ju presim në Kopshti Veror, një workshop floral ku do të keni mundësinë të realizoni kompozimin tuaj unik me lule, nën udhëzimin e një floristi.

Në fund të aktivitetit, krijimi juaj do të jetë i gjithi i juaji për ta marrë në shtëpi – një kujtim i bukur i një pasditeje kreative dhe relaksuese.

Si mund të bëheni pjesë?

Është shumë e thjeshtë!

Komentoni #KopshtiVeror në postimin e eventit dhe rezervoni vendin tuaj.

15 personat e parë që komentojnë dhe konfirmojnë pjesëmarrjen do të bëhen pjesë e workshop-it.

Pse nuk duhet ta humbisni?

Sepse është mundësia ideale për të kaluar një pasdite ndryshe, për të shprehur kreativitetin tuaj, për të mësuar teknika të reja floristike dhe për të krijuar një kompozim me lule që do ta merrni me vete.

Toptani – Kati -1
24 Korrik
Ora 18:00

Ju presim në Kopshtin Veror për një eksperiencë plot ngjyra, kreativitet dhe frymëzim!

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp