Në 31 tetor 2026, ora 11:30, kati -1 i Toptani mirëpret “Ora e Magjisë”, një event Halloween-i i dedikuar për fëmijët dhe familjet.
Muzikë, animatoOra e Magjisë – Halloween në Toptani
rë, magjistarë dhe eksperimente kimike do të bëhen pjesë e një paraditeje ku argëtimi takohet me kureshtjen. Fëmijët mund të vijnë me kostumet e tyre të Halloween-it dhe të bëhen pjesë e atmosferës së eventit.
Në kuadër të fushatës së këtij viti, “Guxo të zbulosh surprizat”, Ora e Magjisë sjell në Toptani një program ku të vegjlit mund të argëtohen, të eksperimentojnë dhe të zbulojnë diçka të re.
Çfarë ju pret në Orën e Magjisë?
Gjatë eventit, muzika dhe animatorët do të shoqërojnë të vegjlit me momente argëtuese dhe ndërvepruese.
Pjesë e programit do të jetë edhe magjistari, me një performancë të menduar për të sjellë surpriza dhe kuriozitet për fëmijët.
Një tjetër moment i eventit do të jetë workshop-i me eksperimente kimike, ku shkenca merr një formë më argëtuese. Përmes eksperimenteve, fëmijët do të kenë mundësi të shohin nga afër reagime interesante dhe të zbulojnë anën kreative të shkencës.
Të gjitha aktivitetet e Orës së Magjisë janë të hapura për pjesëmarrje, duke e bërë eventin një mundësi për familjet që kërkojnë një mënyrë ndryshe për të kaluar Halloween-in me fëmijët në Tiranë.
Kur dhe ku zhvillohet?
Data: 31 tetor 2026
Ora: 11:30
Vendndodhja: Kati -1, Toptani Shopping Center, Tiranë
Eventi:Ora e Magjisë
Pjesëmarrja: E hapur për të gjithë
Vishni kostumet, merrni kuriozitetin me vete dhe bashkohuni me ne për një paradite ndryshe.
Më 31 tetor, guxoni të zbuloni surprizat në Toptani. ?