Data: 25/11/2023 – 30/11/2023

Ora: 09:00 – 21:00 

Kati: IV

Festat e 28-29 Nëntorit po afrojnë dhe Toptani kujdeset që të sjellë pranë jush elemente nacionalë dhe të traditave shqiptare përmes Panairit të Traditës. Një event i cili mbart një vlerë të veçantë të traditës së çmuar Shqiptare.

Ky aktivitet synon ti dhurojë hapësirën e merituar punimit me dorë, e cila është trashëguar dhe ruajtur me përkushtim nga artizanët e palodhur dhe duarartë shqiptarë.

Ditën e shtunë më datë 25 Nëntor, e gjithë hapësira e katit të IV, do të pasurohet me stendat e mbi 15 artizanëve të cilët do të prezantojnë produktet e tyre tek qytetarët kurioz. 

Të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë si Tirana, Kruja, Shkodra etj… ata do të prezantojnë në panair produkte të cilat varijojnë nga bizhuteritë e punuara me dorë me teknika të ndryshme, produkte kozmetike dhe deri tek qilimat tradicionalë të tezgjahut, veshje popullore dhe punime me dru.

Mos hezitoni të na vizitoni në ambientet tona dhe të bëni tuajat produktet e veçanta të panairit kuq e zi.

Ju mirëpresim!

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp

Share this post