Këtë javë, Toptani sjell dy aktivitete speciale në kuadër të Back to School, të menduara për të vegjlit dhe familjet. Nga përgatitja e një Lunch Box-i të shëndetshëm në bashkëpunim me Green & Protein, te një workshop kreativ për rikthimin në shkollë, ju presin momente praktike, argëtuese dhe plot kreativitet në zemër të Tiranës.

Event | Data: 11 Shtator
Lunch Box: Shëndet në çdo kuti

Një aktivitet praktik dhe argëtues, me këshilla dhe ide për përgatitjen e një Lunch Box-i të shëndetshëm për fëmijët.

Më 11 Shtator, në orën 12:00, në Katin -1, Toptani dhe Green & Protein ju ftojnë të zbuloni kombinime të shijshme dhe të balancuara për vaktet e shkollës. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë vetë Lunch Box-in e tyre, me produkte të freskëta dhe plot shije.

Pjesëmarrja realizohet për 20 komentet e para që shkruajnë #BackToSchoolToptani dhe konfirmojnë pjesëmarrjen në postimin përkatës në rrjetet sociale.

Vendndodhja: Kati -1, Toptani
Ora: 12:00

Event | Data: 11 Shtator
Gati për shkollë, me stil!

Një workshop kreativ ku fëmijët mund të shprehin imagjinatën e tyre dhe të përgatiten për rikthimin në shkollë në një mënyrë ndryshe dhe argëtuese.

Më 11 Shtator, në orën 18:00, në Katin -1, të vegjlit do të bëhen pjesë e një aktiviteti interaktiv, ku do të krijojnë dhe personalizojnë elemente të veçanta për shkollën, duke kombinuar ngjyrat, kreativitetin dhe stilin e tyre.

Pjesëmarrja realizohet për 20 komentet e para që shkruajnë #BackToSchoolToptani dhe konfirmojnë pjesëmarrjen në postimin përkatës në rrjetet sociale.

Vendndodhja: Kati -1, Toptani
Ora: 18:00

Pse të vizitoni Toptani këtë javë?

Sepse rikthimi në shkollë bëhet më i bukur kur shoqërohet me ide të dobishme, ushqim të shëndetshëm dhe aktivitete që nxisin kreativitetin.

Ejani në Toptani për të përgatitur së bashku një fillim të ri, plot shije, argëtim dhe eksperienca për të gjithë familjen.

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp