Këtë tetor, Toptani bashkohet me lëvizjen globale për të rritur ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit. Ne besojmë se parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për një jetë të shëndetshme, prandaj ju ftojmë të bëheni pjesë e iniciativave tona.

Çfarë të pret në Toptani këtë Tetor:

     20 kupona FALAS për eko gjiri: Sepse kujdesi për shëndetin fillon me kujdesin për veten.

     Diskutim me ekspertë: Më 4 Tetor, ora 18:00 - 19:00, mjekë specialistë do të zhvillojnë një bisedë mësimore për kancerin e gjirit, faktorët e rrezikut, rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe strategjitë e parandalimit.

     Konsulta falas: Më 5 Tetor, ora 11:00 - 12:00, të gjitha gratë me pyetje ose shqetësime për shëndetin e tyre të gjirit do të mund të marrin konsulta falas me mjekë specialistë.

Diskutim me ekspertë

·         Data: 4 Tetor

·         Ora: 18:00 – 19:00

·         Vendi: Kati -1, Toptani


Konsulta Falas

·         Data: 5 Tetor

·         Ora: 11:00 – 12:00

·         Vendi: Kati -1, Toptani

Bashkohuni me ne në këtë iniciativë të rëndësishme për të ngritur ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit.

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp