Event | Data: 8 Mars

Krijuar nga Ti – Workshop Kreativ me LUSH

Në këtë 8 Mars, Toptani ju fton të festoni Ditën e Gruas në një mënyrë ndryshe dhe kreative. Në bashkëpunim me LUSH, do të zhvillohet workshop-i “Krijuar nga Ti”, një eksperiencë unike ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë produkte aromatike duke përdorur përbërës natyralë dhe duke eksploruar botën e aromave dhe teksturave.

Gjatë këtij aktiviteti, do të mësoni më shumë rreth përbërësve të produkteve LUSH dhe do të provoni të krijoni një produkt tuajin, duke kombinuar kreativitetin me një moment relaksi dhe argëtimi.

Ky workshop është një mënyrë perfekte për të kaluar një moment ndryshe në një atmosferë të këndshme dhe inspiruese.

Vendndodhja: Kati 4, Toptani
Ora: 11:30
Data: 8 Mars

Vendet janë të limituara. Vetëm 20 personat e parë që konfirmojnë pjesëmarrjen do të mund të bëhen pjesë e këtij workshop-i.

Për të rezervuar vendin tuaj:
• Komentoni #krijuarngati
• Tag një mik ose mikeshë
• 20 të parët që konfirmojnë pranohen

Ju mirëpresim për një eksperiencë kreative, aromatike dhe plot energji në Toptani.

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp