Eventi – Data 16 Korrik


Workshop “Pikturim Erashkash” – Freskia e Verës në Formën më Artistike

Freskia e verës këtë herë vjen përmes artit!
Më 16 Korrik, ora 18:00, në Katin -1 të Toptanit, ju ftojmë të bëheni pjesë e workshop-it “Pikturim Erashkash”, një aktivitet kreativ dhe veror ku do të krijoni erashka të personalizuara me motive artistike dhe elemente tipike të stinës.

Çfarë do të përjetoni gjatë këtij eventi?
● Pikturim dhe dekorim erashkash: Shprehni stilin dhe fantazinë tuaj duke krijuar një aksesor të bukur dhe funksional njëkohësiht.
● Eksperiencë artistike dhe relaksuese: Një aktivitet i qetë, ideal për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për të kaluar kohë cilësore në një ambient miqësor.
● Atmosferë verore: Plot ngjyra, ide kreative dhe energji pozitive në zemër të qytetit.

Kush mund të marrë pjesë?
Workshop-i është i hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë të krijojnë, të provojnë diçka ndryshe dhe të marrin me vete një kujtim të personalizuar nga kjo verë.

Si mund të regjistroheni?
● Aktiviteti është i kufizuar për 20 pjesëmarrës.
● Për të marrë pjesë, përgjigjuni saktë trivias që do të publikojmë në llogarinë tonë në Instagram.

Na u bashkoni më 16 Korrik, ora 18:00, në Katin -1.
Një pasdite artistike që sjell freski, krijimtari dhe shumë ngjyra – vetëm në Toptani!
Për të marrë pjesë, ndiqni llogarinë tonë në Instagram dhe përgjigjuni në trivia.

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp