Event | Data: 5 Prill

Nuk ka rëndësi sa perfekt e ngjyrosni – rëndësi ka kënaqësia që krijoni dhe momentet që ndani bashkë.

Më 5 Prill, në orën 11:30, në Katin 4, ju ftojmë të bëheni pjesë e “Punishtëja e Pashkës”, një workshop kreativ ku imagjinata merr ngjyrë dhe festat marrin jetë.

Gjatë aktivitetit, të vegjlit (dhe jo vetëm) do të kenë mundësinë të krijojnë, të ngjyrosin dhe të dekorojnë elemente me tematikë Pashkësh, duke sjellë në jetë magjinë e kësaj feste përmes artit dhe lojës.

Atmosfera plot ngjyra dhe kreativitet e kthen këtë eksperiencë në një moment të bukur për të kaluar kohë cilësore dhe për të krijuar kujtime të veçanta në Toptani.

Ejani të krijojmë, të ngjyrosim dhe të festojmë së bashku!

Vendndodhja: Kati 4, Toptani
Ora: 11:30

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp