Spring Market në Toptani

Më 14 dhe 15 Mars, kati i katërt i Qendrës Tregtare Toptani do të mirëpresë Spring Market, një event që sjell atmosferën e pranverës përmes produkteve artizanale, shijeve të veçanta dhe kreativitetit lokal.

Përgjatë dy ditëve, vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë dhe të blejnë produkte unike të realizuara nga biznese artizanale, si dhe të provojnë produkte të ndryshme për degustim me shije të freskëta dhe verore.

Spring Market është vendi ideal për të eksploruar ide të reja, për të mbështetur bizneset lokale dhe për të shijuar një eksperiencë ndryshe në një atmosferë pranverore.

- Kati i 4-t, Qendra Tregtare Toptani | 14–15 Mars

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj fundjave plot shije, kreativitet dhe energji pranverore. 

Rregjistrohuni me email per te marre njoftime mbi eventin

Intuit Mailchimp