7 vite Qendra Toptani… 3 ditë festë, për të gjithë.

Fillimi i marsit shenjon çdo vit një përvjetor më shumë, të një prej qendrave tregtare më interesante, të ngritur në qendër të kryeqytetit, aty nga ku nis dhe historia e vetë Tiranës.

Por nëse në fillim ishte emri historik, destinacioni dhe arkitektura moderne e konceptuar nga arkitekti i njohur Winy Mass, që e bëri unike këtë qendër tregtare, sot më shumë se kaq është eksperienca, përjetimi, shija që ky vend ndjell tek qindra e mijra njerëz, që e zgjedhin këtë vend për të kaluar një ditë ndryshe argëtuese me miqtë, familjen e fëmijët e për të zgjidhur nevojat e pasuruar garderobën e tyre, me të gjitha elementet e preferencat që kanë, duke pasur shansin të gjejnë edhe modën më të fundit.

E kemi fjalën për Qendrën Tregtare Toptani që çdo vit e më shumë po e forcon këtë bashkëjetesë me vizitorët e klientët e saj, ata ta përhershmit por edhe me të rinjtë që i shtohen rishtas, për t’mos ju larguar më. Sepse nëse shkon një herë tek “Toptani” do të kesh gjithmonë një arsye për t’u kthyer prap e prap.

Aq më shumë në ditë si këto të fillim marsit, kur shenjohet një përvjetor, i cili  duhet festuar me të gjithë e për të gjithë.

Në datat 1,2 e 3 mars të këtij viti, Qendra Tregtare Toptani do të organizojë festimet e 7 vjetorit të saj, e 7 viteve të suksesit të vazhdueshëm duke ju përgjigjur kërkesave që sjellin edhe këto kohë digjitale ku po jetojmë.

Do të jenë tri ditë të mbushura me aktivitete nga më të ndryshmet, për fëmijët, familjen, të rinjtë… për të gjitha moshat. Me happy hour, lojra interaktive, muzikë dhe surpriza pafund ofertash.

Do të jenë tri ditë feste, ku do të mund të gëzojnë të gjithë në qendrën unike, ku kanë zgjedhur të shkojnë gjithmonë, për të përjetuar gjithçka ajo ofron që prej ditës së parë kur u ngrit, aty në zemër të kryeqytetit.

Share this post