ToptaniThuaj Të Dua me Dhuratën Perfekte!

Këtë Shën Valentin, harro biletat e avionit – destinacioni më romantik ndodhet në zemër të Tiranës!

Dhuratat që flasin me zemrën

Në Toptani gjen gjithçka për të surprizuar personin e zemrës – parfume, bizhuteri, veshje, aksesorë, çokollata apo dhurata të personalizuara. Dhe me uljet e veçanta për Shën Valentin, do të gjesh diçka që jo vetëm i pëlqen, por edhe tregon sa shumë e njeh dhe e vlerëson.

Kujtime që mund t’i krijosh vetë!

08 Shkurt | 18:00 | Krijo parfumin tënd
Aroma ka fuqinë të zgjojë kujtime dhe ndjenja. Prandaj, Toptani të fton në një workshop ku mund të krijosh një parfum të personalizuar që flet për ty.

09 Shkurt | 17:00 | Krijo kartolinën e dashurisë
Në një botë ku mesazhet dërgohen përmes telefonit, një kartolinë e bërë me dorë është më shumë se një dhuratë – është një kujtim që mbetet!

14 Shkurt | 18:00 | Përgatit çokollatën e Dubait
Çokollata është gjithmonë ideja perfekte për Shën Valentin, por këtë herë, ti mund të krijosh vetë një ëmbëlsirë speciale, me shije dhe prezantim të sofistikuar e ku ka më mire se me çokollatën më trendy të momentit.

Eja në Love Land, në Toptani – një botë ku çdo cep është një rrëfim dashurie.

Share this post