Sezoni i dimrit është në kulmin e tij dhe ku ka më bukur se të bësh shopping duke përfituar nga super uljet e dimrit, për të bërë ditët e ftohta më të ngrohta dhe më argëtuese?!
Nga koleksionet e trendet e fundit të modës, deri tek pajisjet elektronike, shumëllojshmëria e ofertave është po aq e larmishme, sa edhe vetë çmimet konkuruese. Atmosfera e gjallë është e mbushur plot emocion, duke e bërë çdo vizitë në qendër, një argëtim të vërtetë për të gjithë familjen.
Eksploroni koleksionet e veshjeve dhe këpucëve për të gjithë të dashurit tuaj, për t’i dhënë hijeshi pamjes suaj në çdo çast.
Një mori dyqanesh ofrojnë një gamë të gjerë artikujsh deri në 50% ulje, duke plotësuar kështu të gjitha nevojat tuaja, për t’i dhënë sa më shumë ngrohtësi këtij moti të ftohtë.
Mirë se vini në botën e rehatisë dhe stilit! Dyqani Buzz dhe Sport Vision ndajnë me ju një sërë modelesh të atleteve dhe artikujve sportive me super oferta ekskluzive vetëm në Toptani.
Stili magjepsës i markës prestigjoze Twinset, perfekt për të ndriçuar pamjen tuaj, tashmë me ulje në çdo produkt dhe koleksion.
Uljet vazhdojnë dhe në mjaft dyqane të tjera për fëmijë, si Brums apo OVS, të cilët ofrojnë ulje në të gjitha koleksionet e veshjeve dhe aksesorëve, për të kënaqur edhe shijet e stilit të secilit prej tyre.
Luca Bertelli është një ndër dyqanet në të cilin uljet nuk mungojnë. Për të gjithë meshkujt që adhurojnë stilin klasik dhe kërkojnë një stil të veçantë për të gjitha rastet, Luca Bertelli në Toptani është vendi ideal.
Optika 1, vjen gjithashtu me ulje për shumë prej modele të syzeve, nga market më të njohura të momentit.
Jepini shansin vetes dhe familjes për të pasur veshjet dhe artikujt më të mirë, me çmimet më të favorshme të sezonit dimëror.
Ju mirëpresim çdo ditë në Toptani, për t’ju ngrohur zemrën në këto ditë të ftohta dimri!