Zbulo misterin…
Tetori nisi vrullshëm në Toptani, ashtu si çdo vit, duke sjellë eventet më të bukura dhe ofertat më tërheqëse për të gjithë dashamirësit tanë besnikë nga data 25 deri 31 tetor.
Një ndër brandet që “përqafuan” qendrën tonë, ishte Zeiss, brandi gjerman i themeluar që në vitin 1846, duke u kthyer kështu në një ndër kompanitë më të vlerësuara dhe kërkuara të syzeve në botë.
Ajo që e diferencon Zeiss është pikërisht cilësia maksimale e xhamit dhe lentes, e cila vjen edhe më pranë jush, në qendrën Toptani, duke sjellë modelet e syzeve më të reja të brandeve ndërkombëtare me ulje deri në 50%.
Le të festojmë së bashku me kostumet e “frikshme” për Halloween nga Bee Kids. Zgjidhni kostumin tuaj të preferuar dhe ejani të festojmë në katin -1 ditën e martë, më datë 31 tetor.
Por nuk kemi mbaruar me kaq, pasi surprizat e vërteta janë brandet e reja dhe ato eksluzive që kanë mbërritur në Toptani, për të sjellë cilësinë maksimale dhe eksperiencën më të bukur.
Tartine et Chocolate, brandi prestigjoz francez hapi dyqanin e tij të parë në Shqipëri, duke sjellë stilin unik dhe dizajnet më të veçanta për bebe dhe fëmijë. Për të argëtuar miqtë e vegjël, Tartine et Chocolate fton të gjithë artistët vogëlushë të personalizojnë me ngjyrat e tyre të preferuara maskat e Halloween dhe të zbulojnë surprizat e fshehura në dyqan.
Hallween-i do të jetë akoma më shumë “drithërues” me maskotat e frikshme dhe animatorët tanë, të cilët do argëtojnë fëmijët por edhe prindërit me shfaqje dhe lojëra te ndryshme.
Kujtimet më të bukura së bashku me familjarët tuaj të dashur, ruajini duke bërë setin fotografik në stendën e fotografive, çdo ditë nga ora 18:00-20:00.
Ju presim të festojmë, argëtohemi dhe përjetojmë “drithërimat” e Halloween së bashku deri në 31 tetor në Toptani!
Mos kini frikë!
Argëtimi sapo ka filluar…