Aty ku stili shkon përtej iluzionit

Koleksioni i ri mbërrin në qendrën tregtare Toptani duke sjellë një gamë të gjerë zgjedhjesh për të gjitha grupmoshat. Ajo çfarë e bën më unike këtë koleksion janë brandet ndërkombetare të cilat kanë hapur dyert në Toptani. Markat prestigjoze nga dizajneret ikonë të botës së modës, sjellin koleksionet e tyre të një linje të kuruar dhe luxury për të apasionuarit e modës dhe brandeve të një cilësie tjetër. Nëse deri tani kanë munguar në tregun tonë emrat e dizajnerave të njohur tashmë në qendrën Toptani ju presin në ambientet e tyre të ngrohta për të të dhënë ndjesinë e asaj çfarë shijon më shumë…të shohësh veten përtej iluzionit!

Armani Exchange, Hugo e shumë emra të tjerë të njohur të modës ju presin për të zbuluar koleksionin e tyre.

Për të gjithë ata që duan mentalitetin DIESEL, etikën e veshjes së këtij brandi, stilin dhe markën, shtëpia e Diesel ju pret në katin 1 për të thyer limitet e modës. Diesel e ktheu historinë mbarëbotërore të krizës së naftës në një histori ironike dhe lozonjare me atë çfarë përfaqësonte në stilin e veshjeve, duke e kthyer emrin e brandit në liderin e markave.

Twinset është një ndër brandet e tjera që pikas me stilin elegant, joshes, i cili reflektohet në linjat e koleksionit të ri që ka sjellë në Toptani. Për të gjitha vajzat që duan të duken me një shije romantike femërore, ju pret koleksioni i Twinset I cili është  krijuar për të bërë çdo vajzë të ndihet e bukur, e veçantë dhe e sigurt nën veshjet e Twinset Milano.

Përmes një larmishmërie koleksionesh, ngjyrash, modelesh, ndodhet një ambient tjetër po aq i veçantë që mban emrin e brandit Italian Tosca Blu. Brandi ofron një shumëllojshmëri çantash e këpucësh për të kompletuar çdo pamje. Cilësia italiane dhe stili unik që përfaqëson Tosca Blu është vendi ideal për ata që kanë një shije të hollë e elegante.

Shumë marka të tjera edhe të teknologjisë, aksesorëve, bizhuterive, kuzhinës apo shtëpisë gjenden në një hapësirë të vetme në qendër të Tiranës. Zepter sjell gamën e produkteve të një klasi e cilësie të lartë ku kuzhina e gatimi kthehen në art. Ambientet në katin 4 për shtëpinë, janë një hapësirë e veçantë e dedikuar për shtëpinë me produkte të larmishme ku çdokush ndjen të “rrëmbejë” edhe diçka më shumë për të kompletuar vendin më të dashur e më relaksues, shtëpinë.

Toptani, qendra tregetare ku qendra e qytetit merr jetë dhe gjallëri, e cilësuar tashmë dhe si një atraksion turistik edhe për popullsi të kombeve të huaja vjen me një koncept të ri, modern dhe atraktktiv të blerjeve. Si një ndër qendrat me infrastukturë dhe stil modern në Toptani, blerjet kthehen në një eksperiencë unike, ku argëtimi dhe relaksi që të ofrojnë shërbimet e kujdesit personal, nuk mungojnë. 

Toptani është vendi i përsosur për të blerë trendet më të fundit dhe për të gjetur veshjen perfekte për çdo rast.

Share this post