Event | Data: 12 Prill

Nuk ka rëndësi sa perfekt gatuani, rëndësi ka gëzimi që ndani dhe momentet që krijoni së bashku.

Më 12 Prill, në orën 11:30, në Katin -1, ju ftojmë të bëheni pjesë e “Shija e Pashkës”, një aktivitet festiv ku argëtimi dhe shijet e mira bashkohen në një eksperiencë të veçantë për gjithë familjen.

Gjatë aktivitetit, do të gatuajmë së bashku receta të shijshme, ndërsa të vegjlit do të kenë mundësinë të argëtohen me Lepurushin e Pashkës dhe të përfitojnë surpriza të bukura.

Atmosfera festive, plot energji dhe buzëqeshje, e kthen këtë event në një moment ideal për të kaluar kohë cilësore dhe për të festuar Pashkët në mënyrën më të ëmbël.

Ejani të gatuajmë, të qeshim dhe të festojmë së bashku në Toptani!

Vendndodhja: Kati -1, Toptani
Ora: 11:30