Eventi – Data 23 Korrik


Workshop “Pikturim Mini-Pasqyrash” – Reflekto Kreativitetin Tënd

Më 23 Korrik, ora 18:00, në Katin -1, ju ftojmë në një tjetër eksperiencë të veçantë: workshop-in “Pikturim Mini-Pasqyrash”, ku secili pjesëmarrës do të ketë mundësinë të personalizojë pasqyrën e tij të vogël me ngjyra, motive dhe stilin personal.

Çfarë do të përjetoni gjatë këtij eventi?
● Dekorim pasqyrash mini: Krijoni një objekt praktik dhe dekorativ që reflekton personalitetin tuaj.
● Shprehje kreative: Një aktivitet argëtues, i përshtatshëm për të gjitha moshat.
● Ambient miqësor dhe frymëzues: Një pasdite ndryshe, në një hapësirë që nxit fantazinë dhe interaktivitet mes pjesëmarrësve.

Kush mund të marrë pjesë?
Workshop-i është i hapur për të gjithë ata që duan të provojnë diçka ndryshe, të shprehin veten përmes artit dhe të çojnë në shtëpi një kujtim të personalizuar.

Sa veta mund të marrin pjesë?
● Aktiviteti do të mirëpresë deri në 30 pjesëmarrës.
● Për të qenë pjesë e tij, ndiqni trivian në Instagram dhe sigurohuni të përgjigjeni saktë.

Na u bashkoni më 23 Korrik, ora 18:00, në Katin -1.
Një pasdite që reflekton stilin tuaj – vetëm në Toptani!
Për të marrë pjesë, ndiqni llogarinë tonë në Instagram dhe përgjigjuni në trivia.