Reklamo në Toptani
Dëshironi të arrini
një audiencë më specifike?
Hapesirat tona te reklamimit cojne biznesin tuaj atje ku ju synoni
Ne jemi mëse të lumtur t’ju ofrojmë të arrini audiencen tuaj nëpërmjet hapësirave të shumta që disponojmë. Kategoritë e shërbimeve dhe produkteve që gjenden në Toptani janë të ndryshme. Kështu do të arrini target grupin tuaj të synuar si: fëmijë, adoleshentë, të rritur apo turistët e huaj, në mënyrën më optimale dhe efikase.
Rreth 9.000.000 vizitorë në vitin 2023, kanë vizituar qëndrën Toptani duke përfshirë të gjithë target grupet. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë dhe turistë të huaj. Koha mesatare e shpenzuar nga një visitor në qendër ësht 150 minuta. Shifra këto të cilat e bëjnë këtë vend shumë të rëndesishëm dhe ndër me kryesorët për të promovuar biznesin tuaj në hapësirat reklamuese që disponojmë. Kjo bën që reklama e biznesit apo brandit tuaj të ketë vizibilitetin dhe vëmendjen e merituar.
Promovim në Kolona
Fuqizoni brand-in tuaj duke e ekspozuar atë në vendin e duhur, në kohën e duhur!
Kolonat e qendrës janë në vendndodhje strategjike, në pozicionet më të frekuentura të qendrës duke mundësuar bizneset të arrijnë një klientel potenciale dhe të rrisin ndërgjegjësimin e markës së tyre.
Promovim në Ashensore
Vendosja e Reklamave Outdoor në vendet e duhura garanton që të arrini klientët tuaj të synuar. Ekspozimi i vizualeve tek ashensorët garanton feedback bazuar në trafikun e krijuar gjatë pritjes. Ky është një mjet i fuqishëm dhe më efektiv për të reklamuar produktin ose shërbimet tuaja.
Promovim në Banner-at në atrium
Banner-at në atrium janë pozicion strategjik sepse:
• Kanë vizibilitet në të gjitha katet
• Në Atrium organizohen evente
• Subjektet si Supermarket & Bar-Kafe, frekuentohen gjatë gjithë kohës
Struktura me varje në atrium
Përdorimi i strukturave me varje në atrium, e bën brand-in tuaj:
• Të ketë Vizibilitet 360°
• Të jetë në qendër të vëmendjes duke I shtuar vlerë markës
• Memorizohet (për shkak të formës dhe madhësisë, tërheq vëmendje & memorizohet)
Promovim në Shkallët elektrike
Hapësira e reklamimit në shkallët elektrike rrit emrin në treg dhe ndërton reputacion të biznesit.
Shkallët elektrike janë zgjidhja e pritjes së ashensorit për vizitorët. Kjo rrit trafikun e përdorimit të shkallëve elektrike.
Promovimi me flamuj të varur në atrium
Flamuri si simbol i fitores, promovon markën duke transmetuar tek klienti emocionin e një marke lider në treg. Jepi zë brand-it duke e prezantuar në mënyrë dinjitoze si “pushtues të tregut”.
Promovim në Banner-at në atrium
Banner-at në atrium janë pozicion strategjik sepse:
• Kanë vizibilitet në të gjitha katet
• Në Atrium organizohen evente
• Subjektet si Supermarket & Bar-Kafe, frekuentohen gjatë gjithë kohës
Promovimi në dyert e hyrjeve kryesore
Hapësira e reklamimit të dyerve në hyrjet kryesore të qendrës, garanton vizibilitet jo vetëm për vizitorët e qendrës por edhe për kalimtarët e rrugëve më të frekuentuara në qytet.
Promovimi në hapësirat e parkimit
600 poste parkimi të disponueshme në qendër si edhe lavazhi në katin -2, janë faktorë që ndikojnë në rritjen e vizibiliteti të banerave promovues në ambientet e parkimit.
Promovim në hapësirat e tualeteve
Sipas RocketDog, njerëzit mund të kujtojnë reklamën në tualet 60-78% më gjatë se mediumet e tjera reklamuese, sepse nuk shpërqëndrohen. Hapësira të dedikuara sipas target grupit Femra – Meshkuj.
Promovimi me stenda në hapësirat e kateve
Stendat si dyqane të përkohshme, janë një mënyrë efektive për të promovuar një produkt, shërbim ose markë të re.
Një ndër mënyrat më të mira për të rritur trafikun dhe shitjet. Ju ndihmon për të krijuar marrëdhënie me klientët potencial duke i lejuar të njohin/testojnë më mirë produktin/shërbimin para se të proçedojnë me blerjen.
Efektive për të kuptuar më mirë zonat më potenciale për të qënë prezent.
Promovimi në Tech Display
Një mënyrë efektive e marketingut modern për të komunikuar informacione të detajuara.
Rrit perceptimin pozitiv për markën me një pamje dhe emocion që të falë teknologjia.
Azhornim i vazhdueshëm i informacionit, pa asnjë kosto ekstra (Në ndryshim nga printimi).
Promovimi në Sipërfaqe Murale
Promovimi në një hapësirë murale arrin audiencë edhe për shkak të ekspozimit në një sipërfaqe shumë të madhe.
Krijojnë trafik duke bërë një prezantim me një impakt tërheqës për syrin.
Promovim në shkallët hyrëse
Klientët do të hyjnë në Toptani me emrin e markës tuaj në mëndje. Rreth 25% e vizitorëve aksesojnë Hyrjen B (nga Plaza). Gjithashtu, është edhe një pamje e aksesueshme nga kalimtarët e rrugëve më të frekuentura.
Promovimi në Radio
Audio e qendrës ka një mbulim prej 12orë në ditë duke filluar nga ora 09:00 deri në 21:00.
Me një frekuencë prej çdo 30 minuta spoti juaj do të dëgjohet 24 herë në ditë duke arritur kështu një numër shumë të konsiderueshëm të klientëve.
Komunikim i drejtpërdrejtë
I arritshëm nga të gjithë vizitorët
Fushata nëpërmjet intonacionit përcjell emocion & tërheq vëmendje
Promovimi me evente
Ne ju ofrojmë hapësirë fleksibël, mundësi parkimi, shërbimet e sigurisë si edhe Wi-Fi falas. Për eventin tuaj hapësira do të jetë e kontrolluar, planifikuar dhe miratuar në bashkëpunim me ju.