Burger King
Burger King Corporation është një zinxhir shumëkombësh amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë me hamburger. Burger King në Shqipëri në qendër të Tiranës në qendrën Toptani sjell larmishmerinë e shiijeve të burgereve në një ambjent të këndshëm dhe argëtues të katit të 6.
KFC
KFC është një zinxhir amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë me seli në Louisville, Kentucky, i specializuar në pulën e skuqur. Është zinxhiri i dytë më i madh i restoranteve në botë (siç matet nga shitjet) pas McDonald's, me 22,621 vendndodhje globalisht në 150 vende që nga dhjetori 2019.
GRILL AND SOUVLAKI
STOP
Kuzhina greke nën drejtimin e shefit të madh të kuzhinës është e mrekullueshme. Sufllaqet e gatuara në mënyrë perfekte janë ndër gatimet që duhen provuar patjetër në këtë restorant.
NONA
Te Nona i gjeni të gjitha! Gatimet tradicionale, ëmbelsirat, prodhimet e detit dhe jo vetëm. Bejeni vaktin tuaj të jetë NONA!
PASTA TIRANA
Të lodhur nga të njëjtat shije? Ngjituni në katin e 6-të të Toptani Center dhe zbuloni botën e shijes së vërtetë italiane në Pasta Tirana.
GES BAR
Ges bar ofron një ambjent tepër komod për vizitorët, duke sjellë shërbimin cilësor me një staf të përkushtuar. ëmblesira, kafe, lëngje të freskëta dhe një ambjent dedikuar picës së shijshme Ges kompleton më së miri fundjavat e familjarëve të cilët duan gjithçka në në vend të vetëm.
YOGURTERIA
E pozicionuar në katin e 6 të Toptani Shopping Center që prej ditës së parë që kjo qender ka hapur dyert e veta jemi angazhuar bashkarisht ti krijojmë eksperiencën më të mirë të shopping dhe shijes. Oferta e Yogurterisë është e pasur me akullore, waffles, churros dhe torta fantastike.
VR LABS
Jeni në kërkim të nje ambienti unik për të festuar ditëlindjen, apo të realizoni një event Team Building për organizatën/departamentin tuaj? VR Labs është destinacioni më I ri për këdo që dëshiron të luaj në moshën 9-99 vjeç, në të cilën ofrohen disa disiplina argëtimi për të kënaqur fëmijë e të rritur.
TOPTANI JUNGLE
Argëtimi i Xhunglës vjen në zemër të Tiranës me konceptin më të plotë të zbavitjes për të vegjëlit tuaj. Çdo fëmijë nga 0-10 vjeç është i mirëpritur të bëhet pjesë e botës fantastike të xhunglës.
TAO TAO
E thënë ndryshe Fabrika e Qejfit, me lojëra dhe momente për t'u mbajtur mend. Një hapesirë e ndërtuar me ngjyra, e dizenjuar për të angazhuar fëmijët në aktivitete fizike dhe lojëra të ndryshme. Këndi i vetëm në Shqipëri i cili përmban lojërat elektronike më zbavitëse dhe VR për të gjitha grupmoshat.