LULU WEAR nga Luana Vjollca
Një brand i krijuar për të frymëzuar, fuqizuar çdo grua, të ndihen mirë, të duken mirë dhe të bëjnë më të mirën për veten.
Vizioni
I konceptuar për gruan dinamike, aktive dhe multitasking,
LULU Wear sjell veshje që kalojnë natyrshëm nga palestra tek angazhimet e përditshme dhe mbrëmjet, duke kombinuar rehati, prakticitet dhe stil bashkëkohor që të shoqëron kudo.
Materiale & Prodhimi
Materialet janë premium, duke përfshire modele seamless, prodhuar ne fabrikat me bashkekohore dhe ekologjike në Europe dhe Azi, me teknologji inovative dhe miqësore për mjedisin.
Për çdo vajzë/grua
Me standarte të reja në përfshirje dhe përshtatshmëri, LULU Wear synon të ndërtojë një të ardhme ku çdo grua ndihet e përfaqësuar dhe e vlerësuar. Koleksionet e brand-it janë të dizajnuara për t’u përshtatur me çdo stil jete, duke u bërë pjesë e përditshmërisë së gruas së fuqizuar.
Filozofia e Lulu Wear
Me filozofinë e qartë, të ndihmojë gratë të jetojnë me autenticitet dhe t’i përqafojnë vlerat e tyre, LULU Wear shkon përtej modës, ai bëhet një mesazh, një inspirim dhe një hap drejt ndryshimit pozitiv për çdo grua.
Një mesazh nga Luana Vjollca:
"LULU Wear nuk është thjesht një brand, është një lëvizje. E krijova për të fuqizuar gratë të ndihen të bukura, të sigurta dhe plotësisht vetvetja"